Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 55-vjeçari – A2

Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 55-vjeçari

Kontakti me energjinë elektrike i ka marrë jetën një 55-vjeçari në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një parkimi në afërsi të Stacionit të Trenit ndërsa 55 vjeçari B.I. ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën ndërsa ishte duke punuar.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Shkarkoni aplikacionin e A2