Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bilanc tronditës në Bahamas, paralajmërohen qindra ose mijëra viktima nga uragani

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 18:00 | Bota

“Bilanci përfundimtar i viktimave të uraganit “Dorian” në Bahamas do të jetë tronditës” . Paralajmërimi erdhi nga ministri i Shëndetësisë të ishujve në Atlantik. Viktimat e konfirmuara deri më tani janë 30, por numri pritet të rritet në mënyrë dramatike. Sipas autoriteteve qindra, e ndoshta mijëra vetë vazhdojnë të jenë të zhdukur në ishujt Abacos dhe Grand Bahamas, që mbajtën edhe barrën me të madhe të stuhisë.

“Qytetarët duhet të përgatiten për informacione të paimagjinueshme lidhur me bilancin e viktimave dhe dëmeve njerëzore”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sands.

Kryqi i Kuq druhet se 45 për qind e banesave në Abaco dhe Grand Bahama janë dëmtuar rëndë ose shkatërruar. Në pjesë të ishujve u regjistruan deri në 89 cm shi, dukë lënë zona të tëra të zhytura në ujë. Abako është virtualisht i pabanueshëm, me trupat të vendosur mbi njëri tjetrin, pa ujë ushqim apo energji elektrike, ndërsa milicitë kanë krijuar radhë për të penguar plaçkitjet.

I vetmi aeroport i Grand Bahamas është shkatërruar. Një operacion i madh ndihmash po fokusohet pikërisht tek dy ishujt e goditur më rëndë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqen të gjejnë gjurmë të mbijetuarish apo trupash.

Të enjten roja bregdetare tha se kishte shpëtuar 201 banorë. Avionë dhe helikopterë po dërgojnë ndihmat e nevojshme tek 76 mijë personat që vlerësohet të jenë në nevojë për ushqime dhe strehim. 8 tonë ushqime të gatshme, njësi depozitimesh dhe gjeneratorë po dërgohen nga Panamaja. Një buxhet prej 4.3 milionë dollarësh, i është akorduar agjencisë së OKB, për programin ushqimor për operacionin 3 mujor të emergjencës.

“Dorian”, i cili mbolli shkatërrim në Bahamasin verior nga e diela në të martë, po mundon tashmë brigjet e dy Karolinave në SHBA, por fuqia e tij është dobësuar ndjeshëm. Autoritetet kanë paralajmëruar për vërshime të rrezikshme të premten, para se uragani të zhvendosët gjatë fundjavës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani