Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Cakaj “zbërthen” raportin e OSBE/ODIHR: Ishte më shumë kritik për opozitën

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 10:24 | Politikë
Cakaj “zbërthen” raportin e OSBE/ODIHR: Ishte më

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dy ditë pasi OSBE/ODHIR publikoi raportin për zgjedhjet e 30 Qershorit, doli në një konferencë për mediat “për të zbërthyer të gjeturat kryesore” të këtij raporti.

Sipas Cakajt, raporti ishte më shumë kritik për opozitën.

“Raporti sqaron se në Shqipëri zgjedhjet janë zhvilluar pa konsideratë të mjaftueshme të interesave të elektoratit. Kjo vjen nga bojkotimi i zgjedhjeve nga opozita”, tha Cakaj.

Ministri shtoi se “raporti është i qartë se opozita ka ushtruar presion madhor në elektorat për mospjesëmarrje në zgjedhje”.

Më tej, ministri Cakaj iu përgjigj edhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha mbrëmjen e kaluar se raporti i OSBE/ODIHR dëshmoi rrëzimin e shtetit.

“Mbrëmë dëgjova Bashën që tha se ky raport dëshmoi rrëzimin e shtetit. Është e rëndësishme që leximi i raportit të bëhet në mënyrë kompetente dhe të përgjegjshme”, tha ministri i Jashtëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë