Çfarë Holande!!! “Tulipanët” hakmerren ndaj Gjermanisë

Një ndeshje spektakolare ishte ajo e së premtes mes Gjermanisë dhe Holandës, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Ekipi i Koeman arriti të marrë një fitore 4-2 në fushën gjermane duke siguruar 3 pikë të rëndësishme në garën për t’u kualifikuar në Europianin e vitit të ardhshëm.

Holanda vinte pas humbjes me Gjermaninë në këtë ndeshje dhe fitorja ishte një detyrim për të forcuar pozitat në grup ku kishte vetëm 3 pikë. Gjermania kaloi e parë në avantazh, në pjesën e parë të ndeshjes me Gnaby, në minutën e 9 të takimit, i ndihmuar dhe nga një përgjumje e mbrojtjes holandeze.

Holanda mori totalisht kontrollin e ndeshjes dhe goli i barazimit u shënua nga De Jong në minutën e 59 të takimit. 7 minuta më pas “Tulipanët” kalojnë për herë të parë në avantazh me një top të devijuar në rrjetë nga mbrojtësi gjerman Jonathan Tah.

Në minutën e 73-të arbitri  jep një penallti të dyshimtë për ekipin e Loev, e cila nisi gjithashtu nga një aksion në pozicion jashtë lojë barazon rezultatin në 2-2. Holandezët e kundërshtuan vendimin e kryesorit, por mungesa e VAR bëri që arbitri të mos e ndryshojë verdiktin. Megjithatë “Portokallinjtë” nuk e humbën grintën dhe me një super aksion në minutën 79, i riu Mahlen shënoi golin e avantazhit.

Gjermanët hidhen të gjithë në sulm për të barazuar rezultatin në minutat e mbetura dhe nga kjo përfituan holandezët të cilët shënuan dhe golin e katërt me Wijnaldum në të 91-n.

Shkarkoni aplikacionin e A2