E përjashtuan nga atletika, kalon te futbolli – A2

E përjashtuan nga atletika, kalon te futbolli

Fituesja e dy medaljeve të arta olimpike në garën e 800 metrave, Caster Semenya, i është bashkuar një skuadre futbolli femrash në Afrikën e Jugut. 28-vjeçarja nuk mund të garojë më në atletikë pa marrë ilaçe për uljen e normës së testosteroneve, pas një vendimi të marrë kundër saj nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës (IAAF).

Ajo nuk mund të mbrojë titullin botëror në garën e 800 metrave në Doha të Katarit këtë muaj, edhe pse është duke e ndjekur çështjen në gjyq, për të rrëzuar vendimin. Megjithatë, ka vendosur që ndërsa pret vendimit të stërvitet me klubin JVW, të qytetit Gauteng.

Semenya nuk është atletja e parë që lë atletikën për futbollin. Në vitin 2017, Usain Bolt iu bashkua klubit norvegjez Stromsgodset, e më pas luajti për disa skuadra të tjera.

IAAF miratoi rregullin që përjashton Semenya-n nga atletika duke argumentuar se atletet femra që kanë ndryshime të zhvillimit seksual, si ajo, kanë një “epërsi në garë” ndaj të tjerave. Për të pasur mundësinë të garojnë në garat mbi 400 metra, atletet duhet të marrin mjekime që ulin nivelin e testosteronit, ose të ndryshojnë kategori.

Shkarkoni aplikacionin e A2