Erdhi Samsung Galaxy Fold, “bast” mbi celularin e palosshëm

Samsung ka hedhur sot në treg celularin më të ri, Samsung Galaxy Fold, me rrjetin e brezit të ri të internetit, 5G.

Samsung Fold është telefoni më i madh i prodhuar deri më sot, është i përthyeshëm dhe në treg, fillimisht në Korenë e Jugut, ka vlerën e 1977 dollarëve.

Në më pak se dy javë, Samsungu i ri do të dalë në shitje edhe në Britani, Francë e Gjermani dhe në fund në Shtetet e Bashkuara.

Fillimisht mendohej që Samsung do të hidhej në treg në muajin prill por lançimi u shty për shkak të disa probleme me ekranin.

Versioni i rimodeluar i Galaxy Fold, i cili hapet si libër për të treguar ekranin 7.3 inç, tashmë ka një mbrojtëse ekrani, që nuk lejon krisjen edhe kur telefoni përthyhet me forcë. Gjithashtu është rregulluar përfundimisht edhe mekanizmi i palosjes, pasi në disa pajisje pluhuri dëmtonte ekranin.

Aplikacionet kryesore të telefonit të ri mund të përdoren kur ai është i hapur por edhe kur paloset, në atë që njihet si vazhdimësi e aplikacionit. Fillimisht Samsung  ofron celularin e tij “inteligjent” vetëm në ngjyrë të zezë dhe gold. 

Shkarkoni aplikacionin e A2