Gjermania synon kreun, Holanda për “jetë a vdekje” – A2

Gjermania synon kreun, Holanda për “jetë a vdekje”

Në kërkim të hakmarrjes dhe shpresës për të rihapur kualifikimin, Holanda sfidon sot Gjermaninë në Hamburg në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit.

Përballja e fundit e fundit në grup, i buzëqeshi  Gjermanisë, e cila ja doli të marrte tre pikët në fundin e takimit.

Trajneri Low, krahas mungesave të shumta nuk do të ketë në dispozicion as mesfushorin e Bayern Munchen, Leon Goretzka.

Nga ana tjetër, tulipanët me vetëm 3 pikë, kërkojnë fitoren në të kundërt do të vështirësonin shumë kualifikimin në finalet e Europianit. Grupi C në të cilin ndodhen këto dy përfaqësuese kryesohet nga Irlanda e Veriut me pikë të plota pas 4 ndeshjesh.

Shkarkoni aplikacionin e A2