Hapja e negociatave, më 27 shtator Bundestagu vendos për Shqipërinë

Më 27 shtator, Bundestagu gjerman pritet të marrë vendim për çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Vendimit do i paraprijë një vizitë e Kryeministrit Edi Rama në 13 shtator në Berlin teksa demokratët konfirmojnë se nuk do të vizitojnë kryeqytetin gjerman pasi në mënyrë të vazhdueshme i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre.

Deutsche Welle raporton se deputetët kristiandemokratë e kristiansocialistë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, që drejtohen nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann David Wadephul do të merren intensivisht me Shqipërinë javën e ardhshme, përmes takimeve me vetë Kryeministrin e Shqipërisë, dhe përfaqësuesit e qeverisë gjermane.

Deutsche Welle thotë se një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një “Po” me kushte, por ka edhe një pakicë të vogël që kërkon shtimin e kushteve si sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona.

Më 16 shtator CDU-CSU do të mbledhë Kryesinë, çka përbën edhe arsyen e shtyrjes së vizitës së planifikuar të Wadephul në Tiranë.  Në datë 16 kryeqytetin shqiptar do e vizitojë Sekretari i Shtetit, Christian Lange.

Burime thonë se Wadephul do të mbërrijë në Tiranë, pas mbledhjes së Bundestagut. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së u ofrua së bashku me raporterin për Shqipërinë të grupimit parlamentar të CDU/CSU, Christian Schmidt për të ndërhyrë në negociata për zgjidhjen e krizës politike në vend.

  • LAJMI I FUNDIT | Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dënohet me 5 vite burg
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri u shpall fajtor për shpërdorim detyre
  • LAJMI I FUNDIT | Gjykata: Tahiri, i pafajshëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës
  • LAJMI I FUNDIT | Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi për ish ministrin Tahiri ulet në 3 vjet e 4 muaj
  • LAJMI I FUNDIT | Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm
  • LAJMI I FUNDIT | Tahiri u shpall i pafajshëm dhe për akuzën e grupit të strukturuar kriminal
  • LAJMI I FUNDIT | Dënimi 3.4 vite për Tahirin, konvertohet në 3 vjet shërbim prove
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri: Kjo që ndodhi ishte një estradë
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Gjykata tha nuk jam kriminel dhe as trafikant
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Të presim, jam kureshtar të lexoj atë që dëgjova