Homazhet, institucionet braktisin legjendën e mundjes, Mirash Vuksanin

I pamposhtur dhe pa rivalë në tapet për vite me radhë. Mundja shqiptare humbi një prej legjendave të saj, pasi Mirash Vuksani u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Një kampion i padiskutueshëm prej fillimeve të karrierës në vitin 1960, ai fitoi çdo trofe për të cilin konkurroi.

Por, megjithatë arritjet sportive dhe trashëgiminë që la pas, “Mjeshtri i Merituar i Sportit”, i vlerësuar edhe me titullin “Mundësi i Shekullit”, homazhet për Mirash Vuksanin u zhvilluan në një ceremoni private dhe të lënë në harresë nga çdo institucion.

Shkarkoni aplikacionin e A2