I armatosur në autobusin Tiranë – Vorë, arrestohet i riu

Një ngjarje disi e pazakontë por edhe shqetësuese ka ndodhur sot në Tiranë, me një person që është arrestuar pasi po udhëtonte në autobusin e linjës Tiranë – Vorë i armatosur me një armë zjarri.

Pistoleta ishte gati për përdorim, pasi krehri ishte plot me fishekë.

Kanë qenë pikërisht disa nga pasagjerët e shumtë që ishin të pranishëm në atë moment në mjetin publik që kanë njoftuar forcat e rendit që janë vënë menjëherë në alarm, duke arrestuar shtetasin K.M., vetëm 19 vjeç, lindur në Librazhd por banues në kryeqytet, mbajtje pa leje e armëve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2