Këngëtarja amerikane humb jetën në aksident me makinë

Këngëtarja e muzikës country Kylie Rae Harris humbi jetën në një aksident me makinë në Nju Meksiko, ku gjithashtu mbeti i vrarë një 16-vjeçare. Këngëtarja nga Teksasi, 30 vjeç, po udhëtonte për të marrë pjesë në një koncert në Taos kur u përfshi në një aksident të mërkurën në mbrëmje, në orën 9, me orën lokale.

Policia tha se alkooli ka luajtur rol në aksident, por nuk tregoi se kush e kishte konsumuar atë. Në aksident u përfshinë tre makina, ajo e Harris, adoleshentes dhe një personi tjetër, i cili nuk ka pësuar dëmtime.

Si për ta bërë edhe më tragjike ngjarjen, pak minuta para aksidentit këngëtarja kishte postuar në Instagram një video ku tregonte se sa shumë të afërm të saj kishin humbur jetën pikërisht në zonën ku po kalonte me makinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2