Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ligjet "rrëzojnë'' Metën, Fino: Presidenti e ka personale me mua

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 12:30 | Politikë
Ligjet "rrëzojnë'' Metën, Fino: Presidenti e ka

Edhe Komisioni i Ligjeve “rrëzon” presidentin Ilir Meta. Ligji i kthyer në kuvend për vetëqeverisjen vendore për relatorin Bashkim Fino, ishte një sfidë personale që sipas tij presidenti kishte me të.

“Me çfarë duket, Presidenti e paska personale, a thua se unë qenkam një relator antikushtetues. Presidenti im i nderuar ka qenë kryetar Kuvendi, i di mirë procedurat”, iu drejtua Fino këshilltarit juridik të presidentit, Bled Dervishi, në komision.  

https://www.youtube.com/watch?v=zXtNEiq2d-k

Pavarësisht debateve, 3 votat kundër opozitarëve në Komisionin e Ligjeve, nuk ndryshuan fatin e dekretit, ai u rrezua me votat me mazhorancës. e po njësoj edhe kodi penal.

https://a2news.com/2019/09/03/mazhoranca-rrezon-dekretet-e-metes-per-privatizimet-dhe-koncensionet/

Nga ana e tij, Dervishi paralajmëroi dërgimin e ligjeve të tjera në Gjykatën Kushtetuese, për sa kohë afatet janë ende të vlefshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani