Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Në pishinë me peshqir leopard dhe papuçe, Ronaldo promovon parfumin e ri

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 10:59 | Showbiz

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, tregoi se nuk e ka problem autoironinë në spotin e ri publicitar për të promovuar parfumin e ri “CR7 Play It Cool”.

34-vjeçari shfaqet me një peshqir leopard dhe papuçe, duke kaluar një mëngjes të vështirë, pasi nuk arrin të bëjë asgjë të saktë, duke derdhur kafen, thyer skulpturat, e duke u rrëzuar në pishinë. Madje nuk ka as edhe një “like” në postimet në rrjetet sociale. Por sapo hedh pak nga parfumi i ri, gjithçka ndryshon dhe jeta bëhet më e bukur për portugezin.

Por megjithëse bëhet fjalë për një spot publicitar, në një intervistë për promovimin e parfumit të ri, vetë Ronaldo thotë: “Besoj vërtet se një parfum i mirë mund të të transformojë, të jep besimin e duhur për të dhënë maksimumin nga vetja”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani