PD, replikë Cakës: Sjellje fëminore fajësimi i opozitës për zgjedhjet – A2

PD, replikë Cakës: Sjellje fëminore fajësimi i opozitës për zgjedhjet

Deklarata e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, solli reagimin e numrit dy të Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e quajti të papërgjegjshme, absurde dhe fëminore sjelljen e mazhorancës, që, sipas tij, po fajëson opozitën për konstatimet e raportit të OSBE/ODIHR. 

“Të gjitha interpretimet e bëra në emër të Edi Ramës nga zëvendësi i tij në Ministrinë e Jashtme janë citime të gabuara që nuk gjejnë pasqyrim në raportin e OSBE/ODIHR. Në asnjë rresht të këtij raporti, që është publik dhe nuk ka nevojë asnjë qytetar për interpretim të gabuar dhe fëminor të tij sepse dinë ta lexojnë vetë raportin, për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve, nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike, legjitime apo që përmbushin standarde ndërkombëtare. Por, specifikohet se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2