Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përplasen dy avionë luftarakë në Rusi

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 21:54 | Bota
Përplasen dy avionë luftarakë në Rusi

Dy avionë bombardues Sukhoi Su-34 u përplasën pasditen e së premtes gjatë disa manovrave ushtarake në rajonin e Lipetsk në Rusi.

Burime nga ushtria ruse bëjnë me dije se aksidenti erdhi si pasojë e një gabimi të pilotëve dhe për këtë arsye është ngritur një komision special që do të përcaktojë përgjegjësinë e tyre.

Burimi shton se pilotët ka të ngjarë që të paguajnë për dëmet e shkaktuara. Fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda nga ngjarja dhe pilotët arritën të ulin në tokë avionët bombardues.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani