Plani B i Metës në “shahun” me socialistët – A2

Plani B i Metës në “shahun” me socialistët

Presidenti paralajmëron se ka ende lëvizje për të kryer në lojën e shahut mes tij dhe maxhorancës. Rrëzimi në seri në Kuvend i dekreteve të Ilir Metës për kthim ligjesh, sipas juristëve të Presidencës nuk është fundi i betejës. Në 2 vitet e fundit, Meta ka firmos 19 të tillë dhe Gjykata Kushtetuese duket si plani i tij B. “Po vlerësohet mundësia e depozitimit të këtyre ligjeve, pasi jemi ende brenda afatit”, tha Bledar Dervishaj, këshilltar i Presidentit.

Gjykata Kushtetuese duhet të plotësohet me anëtarë nga ata që Meta do të përzgjedhë. E më pas do të duhet të votojë pro ose kundër shkarkimit të tij. Presidenti edhe njëherë konfirmoi se do të jetë në orar për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij të hënën.

Por ndërkohë maxhoranca nuk humbi kohë duke i rrëzuar 2 dekretet të tjera këtë premte. Ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe kodin penal. Rrëzimi i dekreteve është konsideruar si pjesë e luftës Rama-Meta, por Bashkim Fino e gjen veten pjesë të saj. Dekretet e Presidentit do të rrezohen në 2 seancat e ardhshme, duke i lënë në fuqi të paprekura ligjet që ai kundërshtoi.

Shkarkoni aplikacionin e A2