Rënia e popullsisë në Europë, Orban: Zgjidhja nuk është emigracioni

Rënia e popullsisë është kthyer në një shqetësim të rëndësishëm në Evropë.

Gjatë një samiti për demografinë të zhvilluar në Budapest, liderët e Hungarisë dhe Serbisë kërkuan angazhim më të madh për të rritur nivelin e lindshmërisë në vendet e tyre e në të gjithë kontinentin. E megjithatë, kryeministri Viktor Orban, një kritik i zëshëm i emigracionit masiv nga Lindja e Mesme dhe Azia, u kujdes të refuzonte argumentin se emrigantët jashtë Evropës mund të zgjidhnin problemin e rënies së popullsisë.  

Victor Orban, kryeministri i Hungarisë, tha: “Duhet të shkëputemi nga argumenti se në terma global, emigracioni eshtë në gjendje të zgjidhë krizën e rënies së popullsisë. Nëse e pranojmë këtë gjë, atëherë nuk kemi çfarë të bëjmë më asgjë. Nëse Evropa në të ardhmen nuk do të popullohet nga evropianë, ne kontribuojmë në shkëmbimin dhe ndryshimin e popullsive”. 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se puna e sigurtë dhe e mirëpaguar ishte më e rëndësishme për të luftuar fenomenin sesa mbështetja financiare: “Një politikë e asistencës financiare, sado e lartë qoftë ajo, nuk mund të ndryshojë diçka. Ajo që nevojitet është mundësia për një punë të qëndrueshme me pagë të mirë. Si president, jam përpjekur të bëj gjithçka për të kontribuar tek progresi i shoqërisë sonë, por shumë njerëz kanë emigruar nga Serbia”.

Më herët gjatë vitit, Orban njoftoi lehtësime taksash dhe kredish për familjet me shumë fëmijë, për të nxitur rritjen e nivelit të lindshmërisë. Ai parashikon më shumë kredi për familjet me të paktën dy fëmijë, në mënyrë që të blejnë shtëpi apo makina dhe gjithashtu heqjen e teksave të të ardhurave për gratë me të paktën 4 fëmijë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2