Ronaldinho caktohet ambasador Turizmi në Brazil… por nuk del dot jashtë shtetit

Instituti Brazilian i Turizmit njoftoi të enjten se Ronaldinho Gaucho është emëruar si ambasadori i ri i Turizmit në Brazil.

Por, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit nuk mund të largohet nga Brazili sepse në muajin korrik Gjykata e Lartë e Drejtësisë i hoqi pasaportën braziliane dhe atë spanjolle, duke mos e lejuar të dalë jashtë shtetit pasi ka borxhe te Tatimet.

Ronaldinho, i cili ka mbështetur publikisht Presidentin Jair Bolsonaro, do të jetë pjesë e një programi që konsiston që turistët nga e gjithë bota të dërgojnë videot e tyre mbi Brazilin. Të përzgjedhurit do të kalojnë një muaj në vendin amerikano-latin dhe do të priten nga vetë Ronaldinho.

Shkarkoni aplikacionin e A2