Ronaldo, një “makineri parash”, kontratë marramendëse me Nike

Cristiano Ronaldo nuk është vetëm një makineri golash, por edhe një makineri parash. Portugezi do të fitojë plotë 162 milionë euro pas kontratës së nënshkruar me kompaninë Nike!

Kjo kontratë është zbuluar nga dokumentet e fundit të siguruara nga “Football Leaks” dhe të publikuara nga revista gjermane “Der Spiegel”.

Kampioni portugez, i cili merr rreth 30 milionë euro në sezon nga kontrata e tij me Juventusin, ka nënshkruar kontratën e para me gjigantët amerikanë që në vitin 2004, ndërsa tashmë ajo do të vazhdojë deri në vitin 2026.

Shkarkoni aplikacionin e A2