“Samara Challenge”, sfida e re që po terrorizon Italinë – A2

“Samara Challenge”, sfida e re që po terrorizon Italinë

“Samara Challenge”, sfida e re që vjen nga rrjeti, po shkakton jo pak probleme në Italinë fqinje. Personat që bëhen pjese e lojës vishen si protagonistja e filmit horror, Rrethi (The Ring) , për të shkaktuar panik nëpër rrugë e për të publikuar më pas videot në mediat sociale.

Sfida e tyre është që të arratisen në errësirë pa u kapur. Dhjetëra sinjalizime u bënë brenda pak ditësh në Itali, fillimisht në Napoli, në Sardenja, Pulia e për të mbërritur deri në Romë. 

Shakaja në shumë raste është bërë e rrezikshme, e protagonistët e saj janë bërë shënjestër e dhunës. Në Catanzaro u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të ndaluar rreth 100 persona të armatosur me shkopinj, teksa tentonin të bllokonin një vajzë të veshur si Samara, e cila endej nëpër rrugë.

Samara origjinale, ajo e filmit horror.

Grupi i gjurmueseve nisi të mbillte panik mes banorëve, pasi u përpoq të hynte në apartamente për kapjen e imitueses së vajzës me fytyrën e mbuluar nga flokët e veshjen e bardhë. Ndërkaq, në Foggia një grua është denoncuar në polici, pasi maskoi vajzën e vogël si personazhi I filmit të frikshëm, dhe e nxori nëpër rrugë për të trembur kalimtarët.

Qindra persona në pritje të Samarës në Manfredonia të Puliës.

 Disa qytetarë u vunë në ndjekje të vogëlushes me qëllimin për ta goditur me shkopinj. Pak më tutje, në Manfredonia, trafiku u bllokua nga qindra persona që kishin lënë takim pranë varrezave për parë kalimin e Samarës. Edhe në këtë rast u desh ndërhyrja e policisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2