Senatorët amerikanë në Serbi, Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën pa kompromis

“Nuk mund ta njohim Kosovën nëse nuk ka kompromis”. Qëndrimin e tij  presidenti serb Aleksander Vucic e përsëriti gjatë takimit me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Ron Johnson në Beograd.

Dy ligjvënësit amerikane, të cilët më herët vizituan edhe Prishtinën, shprehën gatishmërinë për të bërë gjithçka të mundur në mbështetjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Procesi do të kërkojë kompromise dhe sakrifica nga të dyja palët, por përftimet sipas tyre do të ishin më të mëdha se humbjet.  Vucic u tha senatorëve se “Beogradi pret heqjen e taksës” dhe se do “arritjen e një marrëveshjeje kompromisi”. Por zgjidhja, shtoi ai, nuk mund të përmbushë qëllimet e njërës palë, ndërsa tjetra të mos fitojë asgjë.

Shkarkoni aplikacionin e A2