Shqipëria kundër kampionëve të botës, Mavraj: E dimë “formulën” për të ndalur Francën

Gati 24 orë para nisjes së takimit eliminator ndaj Francës, mbrojtësi Mërgim Mavraj është shprehur se Shqipëria ka treguar edhe më herët se ndaj kundërshtarëve me nivel të lartë jep maksimumin.

“Kemi treguar edhe më parë se jemi në gjendje t’i krijojmë vështirësi të mëdha çdo ekipi. Besojmë se të gjithë ne e dimë se çfarë duhet për t’u krijuar probleme këtyre kundërshtarëve të këtij niveli. Penalizohesh me çdo gabim të vogël, por ne jemi të gatshëm të paktën për një luftë”, tha Mavraj.

Më tej, mbrojtësi është shprehur se pavarësisht rezultatit, kjo ndeshje do të vlejë shumë për lojtarët e rinj

“Nesër është një ndeshje e rëndësishme edhe për lojtarët e rinj, për të cilët do të vlejë shumë edhe për të ardhmen. Unë nuk futem në fushë për t’ia falur ndeshjen”, tha Mavraj.

Shkarkoni aplikacionin e A2