Skema e rimbursimit të TVSH, shteti shleu 10 miliardë lekë

Kur mashtrimet me skemën e TVSH-së ndodhin rregullisht në hundën e tatimorëve, bizneset e rregullta që paguajnë taksat vuajnë vonesat me rimbursimin.

Situata arriti kulmin në fund të vitit të kaluar, kur rreth 246 sipërmarrje nuk kishin shlyer një total prej 14.4 miliardë lekësh.

Ministria e Financave pranoi vonesat dhe u zotua për shlyerjen e plotë brenda Qershorit, teksa FMN akuzonte se mospagesa ishte e qëllimshme për të përmbushur planin e të ardhurave në buxhet.

Prej fillimit të vitit deri në muajin Korrik, vlera e TVSH-së së rimbursuar arriti në 10,1 miliardë lekë, sipas të dhënave të vetë Ministrisë së Financave. 

Shkarkoni aplikacionin e A2