Trajneri i ri, nga kategoria e katërt greke në stolin e Luftëtarit

Klubi i Luftëtarit kërkon të lërë pas krizën e tre javëve të para të kampionatit dhe për këtë, puna ka nisur nga stoli.

Jorgos Marantas do të jetë trajneri i gjirokastritëve. Tekniku grek, 46 vjeçar, ka marrë drejtimin e skuadrës ndërkohë që trajneri i përkohshëm Klodian Duro iu rikthye postit të drejtorit sportiv.

Marantas ka drejtuar prej vitit 2008 skuadra inferiore në kampionatin grek, si PAS Lamia, Kavala apo Trikala ndërsa eksperienca më e fundit është ajo me skuadrën e Aris Avatu në kategorinë e katërt greke. Pas 3 javëve të para të Kategorisë Superiore, Luftëtari renditet në vendin e fundit me zero pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2