Urgjencat Kombëtare kërkojnë shtim të mjekëve

Në 3 muajt e sezonit turistik janë realizuar mbi 65 mijë vizita mjekësore në 28 Qendrat Shëndetësore që kanë ofruar shërbim për pushuesit. Nga këta, 1138 janë dërguar në spital, ndërsa afro 2 mijë persona u mjekuan pasi telefonuan numrin 127.

Ndërkaq, kanë ndodhur 1256 aksidente dhe janë kryer 78 misione me helikopter. “E reja e shë4rbimit të helikopterit sot është vajtja në vendngjarje të aksidentit, aty ku ndodh”, thotë Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare. “Kemi vënë tre mjekë, tre infermierë. Për vitin tjetër patjetër që do të ketë ndryshime, pasi kemi rritje me gati 40% të pacientëve dhe kuptohet që duhet të shtohet edhe personeli”.

Përpos rasteve të lehta, nëpër spitale janë paraqitur edhe pushues me ndërlikime të rënda, siç është tetanosi apo ethet hemorragjike, e për fat të keq ka pasur edhe humbje jete.

Shkarkoni aplikacionin e A2