Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zogaj: Reforma në Drejtësi e ka vendosur politikën në karantinë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 13:56 | Politikë
Zogaj: Reforma në Drejtësi e ka vendosur politikën në

Analisti Preç Zogaj është shprehur se “Reforma në Drejtësi e ka vendosur politikën në karakantinë përsa i përket nismave unilaterale dhe përplasjeve të tipit të vjetër”.

“Fillimi i punës nga drejtësia e re do të sjellë transparencë për atë që po ndodh në Shqipëri. Reforma në Drejtësi e ka vendosur politikën në karakantinë përsa i përket nismave unilaterale dhe përplasjeve të tipit të vjetër. Saçi i madh i Reformës në Drejtësi e ka tharë mejdanin politik shqiptar. I ka vendosur të gjithë në një plan, qeveri dhe opozitë. Presupozohen si problemi i Shqipërisë, jo si zgjidhja”, tha Zogaj në studion e Ditari në A2.

Përsa i përket raportit të OSBE/ODIHR-it, Zogaj theksoi se “raporti ka gjëra të rënda sepse thotë që zgjedhjet nuk ishin të rregullta pavarësisht se nuk pati konkurrencë, por vetëm kaq”.

“Ka rekomandime siç jepen përherë, por nëse OSBE do të kishte bindje se këto zgjedhje ishin antidemokratike, nuk do t’i vëzhgonin fare”, nënvizoi Zogaj.

Në lidhje me vendimin e opozitës për të djegur mandatet, Zogaj tha se mazhoranca “e ka shfrytëzuar negativisht këtë gjë, me qasjen e saj në detyrat qeverisëse. Besoj se do ta paguajë çmimin sepse SPAK-u po vjen dhe abuzimet e qeverisë janë një minierë”.

Nga ana tjetër shtoi se “disa drejtues të PD dhe LSI mund të jenë penduar” për djegien e mandateve.

“Ka hapësirë për të nxjerrë mësime dhe për të mos bërë më këto gjëra. Askush nuk do të guxojë t’i bëjë më sepse edhe nuk u shpërblyen. Po të ishin shpërblyer do të bëheshin rrugë në Shqipëri dhe rajon”, tha Zogaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë