Aksident në Laç, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Milot-Laç.

Makina e drejtuar nga 23 vjeçari A.G. vjeç 23, banues në Milot përplasi një grua ndërsa kalonte rrugën, në vendin e quajtur ” Ish-Uzina e Superfosfatit”. 44 vjeçarja Z.D. mori plagë të rënda nga përplasja dhe nuk  mundi të mbijetojë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2