Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

E pabesueshme, uragani Dorian po i drejtohet Europës

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 13:39 | Bota
E pabesueshme, uragani Dorian po i drejtohet Europës

Pasi ka shkatërruar Ishujt Bahamas, me dëme të pallogaritshme dhe humbje jetësh që priten të jenë të mëdha, uragani Dorian po godet brigjet amerikane të Karolinës së Jugut, ku kanë filluar përmbytjet dhe mungesa e energjisë, me erëra që tejkalojnë 160 km/h.  

Por lajmet për uraganin më të fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Atlantikun në 40 vitet e fundit, nuk mbarojnë këtu. Dorian nuk do të ndalet, dhe meteorologët mendojnë se ai do të ketë fuqi të mjaftueshme për t'u ngritur deri në brigjet e Kanadasë, duke goditur direkt gadishullin e Skocisë së Re, dhe të dielën mund të godasë edhe ishullin e Terranovës.  

https://a2news.com/2019/09/05/dorian-nuk-ndalet-shkakton-shkaterrime-masive-ne-karolina/

Diçka tepër e rrallë, për një uragan, por ujërat më të ngrohta se mesatarja do t’i lejojnë "Dorian" të guxojë aty ku asnjë uragan tjetër ka mundur.

Forcat e mbetura të tij do t’i drejtohen fillimisht Groenlandës, dhe më pas zonës ndërmjet Islandës dhe Britanisë së Madhe, ku nuk do të paraqitet sigurisht si uragan, por si një stuhi tropikale që gjithsesi do të shkaktojë shira të bollshme, dallgë dhe erëra të forta.

https://a2news.com/2019/09/07/kaos-ne-bahamas-mijera-vete-presin-evakuimet/

Kalimi i Dorian do të ketë pasoja deri në Mesdhe, ku javën tjetër pritet një përkeqësim drastik i kohës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani