“Joker” fiton “Luanin e Artë” të Venecias

U mbajt në Itali ceremonia e ndarjes së çmimeve të Festivalit të Filmit të Venecias. Ashtu edhe siç pritej “Luanin e Artë” për këtë vit e fitoi filmi “Joker” i Todd Phillips, me aktor kryesor Joaquin Phoenix.

Luca Marinelli, protagonist në “Martin Eden” të Pietro Marcellos, është fituesi i Çmimit “Volpi” për aktorin më të mirë. Çmimin e aktores më të mirë e fitoi Ariane Ascarise për rolin e saj në filmin “Gloria Mundi” të Robert Guédiguian.

Çmimi i madh i Jurisë shkoi për “J’accuse” të regjisorit Roman Polanski. Në ceremoninë e këtij viti ishin të ftuar dhjetëra personalitete nga bota e artit dhe kinematografisë dhe ylli i mbrëmjes ishte Mick Jacker.

Fituesit e tjerë kryesorë të mbrëmjes.

Roy Andersson fitoi “Luanin e Argjendt” për filmin “OM Det”.
Filmi “La mafia non e piu quella di una volta” mori Çmimin Special të Jurisë.
Çmimi për skenarin më të mirë shkoi për Yonfan për filmin e animuar “Ji Yuan”.
Çmimi “Marcello Mastroianni” shkoi për aktorin e ri Toby Wallace.

Shkarkoni aplikacionin e A2