Kanye “Wild” West, reperi blen fermën 14 milionë $ në “Perëndimin e Egër”

Kanye West ka blerë një fermë në Uajoming që kushton 14 milionë dollarë. Prona prej 3600 hektarësh përfshin edhe liqene, stalla kuajsh dhe një restorant. Sipas mediave amerikane, West zotëron vetëm gjysmën e sipërfaqes, pjesa tjetër është e marrë me qira afatgjatë nga shteti amerikan.

“Monster Lake Ranch” ndodhet pranë qytetit Kodi, në lindje të Parkut Kombëtar “Yellowstone”, me pamje spektakolare nga malet. Gjithashtu, dy liqenet që ndodhen brenda pronës të japin mundësinë për të peshkuar për trofta.

TMZ raporton se shuma e saktë që ka paguar West për fermën nuk është bërë publike, por prona ka pasur një çmim zyrtar prej 14 milionë dollarësh.

Shkarkoni aplikacionin e A2