Konflikti Ukrainë-Rusi, shkëmbehen me sukses 70 të burgosur

Përfundon me sukses, ai që është quajtur si shkëmbimi historik i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. Avionë nga të dyja vendet dërguan personat e liruar në Moskë dhe Kiev. Një total prej 70 të burgosurish përfituan nga shkëmbimi, 35 nga secili nga vendet.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski doli për të pritur te liruarit në aeroportin e Kievit. Ish komediani e ka vënë fundin e konfliktit me separatistët ukrainas në krye të axhendës së tij, dhe në lehtësimin e tensioneve mes dy fqinjëve.

 “Ne shpresojmë të zhvillojmë një takim në Normandi muajin e ardhshëm. Do të flasim për hapat që do të ndërmarrim në të ardhmen e afërt. Duhet të bëjmë gjithçka për të ndalur ketë luftë të tmerrshme”, deklaroi presidenti ukrainas. 

Mes te burgosurve që përfituan nga shkëmbimi është edhe përgjegjësi i agjencisë ruse Ria Novosti në Ukrainë, Kiril Vishinski, i akuzuar për tradhti të lartë ndaj autoriteteve ukrainase. U liruan gjithashtu 24 marinarët ukrainas të kapur vitin e kaluar dhe një person i lidhur më rrëzimin e avionit malajzian në lindje të Ukrainës, me pasojë vdekjen e 289 vetëve.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Kievit u përkeqësuan në mënyrë dramatike në 2014-tën, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë dhe rebelët e mbështetur nga Moska nisën një ofensivë në dy rajone në lindje të Ukrainës. Mbi 13 mijë persona janë vrarë gjatë trazirave në rajonet e Donjetsk dhe Luhansk.

Shkarkoni aplikacionin e A2