Kriza në Britaninë e Madhe, miratohet projektligji për shtyrjen e Brexit

Pas dhomës së Komunëve edhe ajo e Lordëve miratoi projektligjin që detyron kryeministrin Boris Johnson të kërkojë një shtyrje të Brexit.

Ai do të hyjë në fuqi, nëse deri në mbledhjen e Këshillit Europian në 17 tetor, nuk do të jetë arritur një marrëveshje e re divorci me Brukselin apo nëse parlamenti nuk do të ketë ratifikuar ujdinë e negociuar nga qeveria e mëparshme.

Projekt-ligji, qe pritet te firmoset nga mbretëresha Elizabeta të hënën, vështirëson punën e kryeministrit konservator, i cili ka thënë se do të preferonte më mirë të vdiste në një kanal se sa të shtynte Brexit. Johnson e sheh zgjidhjen tek zgjedhjet e parakohshme, duke kërkuar mbajtjen e tyre në 15 tetor.

Por thirrja e zgjedhjeve kërkon një shumice të cilësuar votash dhe deri më tani partitë opozitare e kanë refuzuar këtë mundësi.

Shkarkoni aplikacionin e A2