Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kriza, zgjedhjet dhe të ardhurat mbajnë peng investimet

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 14:06 | Ekonomi

Hendekun prej 40 milionë eurosh në buxhet, Qeveria e ka kompensuar me mosrealizimin e investimeve publike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale gjatë 7 muajve të parë të vitit janë realizuar vetëm në masën 37%.

Konkretisht janë shpenzuar vetëm 33,8 miliardë lekë nga mbi 37 miliardë lekë të parashikuara. Ndërsa nga ana tjetër, Qeveria duket se nuk po kursehet për vetë administratën, duke tejkaluar shpenzimet për personelin me 1,2 miliardë lekë. Sipas ekspertëve, realizimi i pjesës së mbetur të investimeve në një kohë relativisht të shkurtër krijon hapësira për parregullsi dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësi.

Ndikim në moskryerjen e punëve publike kanë pasur edhe zgjedhjet vendore dhe moratoriumi i përkohshëm i vendosur nga Qeveria mbi tenderët e bashkive. Kjo ka bërë që barra e investimeve në vend t’i kalojë tërësisht sektorit privat, i cili nga ana e tij është i pasigurt për shkak të situatës politike dhe gjendet në vështirësi për shkak të zhvlerësimit të euros.

Në këto kushte dhe me peshën e projekteve të partneritetit publik-privat që rëndojnë çdo vit e më tepër në buxhet, qeveria po planifikon të rigjallërojë shpenzimet kapitale përmes Korporatës së Investimeve. Ky projektligj do të diskutohet në Kuvend gjatë sesionit parlamentar të sapo nisur dhe pritet të hasë në shumë rezistencë, përfshirë edhe nga institucionet ndërkombëtare.

https://a2news.com/2019/09/03/ligji-per-ppp-eksperti-nuk-reflekton-shqetesimet-e-fmn/
https://a2news.com/2019/08/22/aksioni-nuk-shpeton-buxhetin-16-mld-leke-me-pak-ne-korrik-nga-tatimet-dhe-doganat/

A2 CNN Livestream

Dita jonë