Ligji për qeverisjen vendore, Çupi: Qeveria heq pengesën, prona publike po vidhet – A2

Ligji për qeverisjen vendore, Çupi: Qeveria heq pengesën, prona publike po vidhet

Pas rrëzimit të dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore, Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin se po grabit me ligj pronat e pushtetit vendor, pasi tjetërsimi i pronave të bashkive tashmë mund të bëhet me shumicë të thjeshtë votash, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar që ata, deri para 30 qershorit, nuk e kontrollonin, në pjesën dërrmuese të bashkive. 

“Neni 54 detyronte dakortësinë me shumicë të cilësuar të të gjitha forcave politike në këshill për të garantuar që prona e tjetërsuar apo e dhënë në përdorim do të kishte impakt për qytetin dhe nuk ishte abuziv dhe korruptiv. Vendimi për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të ligjit të qeverisjes vendore është grabitja më e rëndë me ligj e pronës publike. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit të opozitës në Këshillin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë “Fusha” pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e këtij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatorët e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet”, u shpreh ish deputetja demokrate Dhurata Çupi.

Shkarkoni aplikacionin e A2