LSI feston 15-vjetorin, Kryemadhi: Sot një njeri ka në dorë të gjitha pushtetet – A2

LSI feston 15-vjetorin, Kryemadhi: Sot një njeri ka në dorë të gjitha pushtetet

Lëvizja Socialiste për Integrim mbushi 15 nga krijimi. Forca politike që u themelua nga Ilir Meta u formua nga socialistet e pakënaqur nga qeverisja e kryeministrit Fatos Nano asokohe.

Në aleanca qeverisëse dhe opozitare me socialistet ashtu si dhe me demokratët, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në ceremoninë e organizuar enkas tha se LSI ka qenë gjithmonë me moralin, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka marrë në dorë gjithë pushtetet.

“Ne u rezistuam goditjeve të pa principe që synonin eliminimin tonë politik, prej makinacioneve në sistemin zgjedhor deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe akuzave ne shërbim të interesave kryeministrore”, deklaroi kreu i LSI-së, që shteti sot është në një sistem monokratik, sytë e botes tashmë janë hapur”.

Meta sjell videon si kreu i LSI: ju paralajmërova para 11 vitesh

Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë!

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 6. September 2019

Ndërkohë,  presidenti Ilir meta u “rikthye” si kryetar i LSI në faqen e tij në FB, por duke risjellë një fjalë të tij të para 11 viteve, ku sipas tij ajo që po ndodh sot është produkt i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

Shkarkoni aplikacionin e A2