Mrekullia “Kosovë”, si askush tjetër në Europë

Kur u hodh shorti për eliminatoret e Euro 2020, shumë pak e menduan një përfaqësim kaq dinjitoz të ekipit të Kosovës. E gjendur në grup me ekipe shumë të forta të futbollit europian si Anglia, Çekia, Bullgaria dhe pak më pak Mali i Zi, të gjithë besuan se edhe përfaqësimi në këto eliminatore do të ishte mjaftueshëm për “Dardanët”, por nuk ndodhi kështu.

Ndeshje pas ndeshje, rezultat pas rezultati ekipi i Challendes po tregon se është i uritur për të marrë një vend që i takon në futboll dhe pse jo një kualifikim të mundshëm në Euro 2020.

Me fillimin e këtyre eliminatoreve Kosova renditej e 120 në klasifikimin e FIFA, ndërsa rivalët e tjerë pozicionoheshin shumë herë më mirë, Anglia e 4-ta, Çekia e 43-ta, Mali i Zi i 55-ti dhe Bullgaria e 60-ta. Por futbolli na ka treguar se këto klasifikime nuk shërbejnë për asgjë.

Me grintë e dëshirë e gjithashtu, lojë të bukur mund të arrish shumë e shumë më lartë dhe këtë po e tregon pikërisht Kosova. Ekipi verdheblu aktualisht ka 15 ndeshje pa humbje, një ecuri kjo për t’u admiruar dhe ndodhet në krye të grupit A me 8 pikë të grumbulluara. Në ndeshjen e radhës eliminatore do të përballen më 10 shtator me Anglinë, por “Dardanët” kanë treguar se nuk i tremben askujt.

Shkarkoni aplikacionin e A2