Në gjendje të rëndë në kroçierën përballë Shqipërisë, transportohet në Durrës

Një kroçierë e madhe ka kërkuar ndihme ditën e djeshme autoriteteve shqiptare për gjendjen e një pasagjeri të saj.

 Ishte anija gjigantë MSC Magnifica, që ndodhej rreth 20 milje nga bregu shqiptar, ajo që njoftoi  kapitanerinë e portit të Durrësit. Në drejtim të kroçierës u nis rimorkiatori Joni bashkë me mjekun  e portit, të cilët arritën të transportojnë në tokë personin, një shtetas italian 30-vjeçar me emrin Matteo Sartori, së bashku me të fejuarën e tij, Sonia.

Gjatë operacionit të ndihmës

Italiani, për arsyeje ende të paqarta, kishte pësuar një traumë të fortë në kokë që kërkonte një ndihmë mjekësore të specializuar.

MSC Magnifica

I ndihmuar nga një maskë oksigjeni dhe serum, italiani u transportua rreth orës 00:40 fillimisht në spitalin e Durrësit, dhe më pas te qendra e Traumës.

Shkarkoni aplikacionin e A2