Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Plani i Rejas kundër Francës, ekip mbrojtës dhe risi në mesfushë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 14:55 | Futboll

Përballë kampionëve të botës, për të treguar se Shqipëria e Edi Rejas funksionon, pavarësisht problemeve, mungesave dhe rindërtimit të ekipit. Por edhe për të mos humbur kontaktet me kreun.

Kombëtarja luan në “Parc de Princes” me objektivin për të evituar humbjen ndaj Francës. Mungesat e yjeve si Kylian Mbappé, Pogba, Kanté, Ndombele, apo Laporte janë një avantazh për kuqezinjtë, megjithatë, blutë kanë një kontingjent të jashtëzakonshëm.

Për të frenuar Antoine Grizmann me shokë, trajneri Reja pritet të hedhë në fushë një skuadër defensive, me rreshtimin 4-1-4-1. Përpara portierit Strakosha pritet të rreshtohen Hysaj, Ismajili, Mavraj dhe Veseli, të cilët në mbështetje do të kenë edhe Ramadanin. Sipas provave të kuqezinjve, në mesfushë pritet të ketë disa ndryshime. Bare mendohet të aktivizohet titullar, ashtu sikurse edhe prurja më e re, Klaus Gjasula.

https://youtu.be/qsSrduu1nWE

Abrashi mbetet motori i skuadrës, ndërsa Uzuni me shpejtësinë e tij, projektohet të jetë arma në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Bekim Balaj. Franca kryeson Grupin H kualifikues, ku ka grumbulluar 9 pikë, pas tre fitoreve në katër ndeshje. Për ekipin e Dechamps, sfida me Shqipërinë është shansi për të provuar shkëputjen nga Turqia dhe Islanda që i ndjekin në kuotë të barabartë pikësh.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani