Po planifikonin dronin me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, arrestohen 8 çekë

Duket si një skenar filmi, por ngjarja e ndodhur në Gjilan të Kosovës është më se e vërtetë dhe mund të kishte kulmuar në një provokim që do të nxinte gjakrat në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës.

Tetë nënshtetas çekë janë arrestuar nga policia e Kosovës pasi kishin si objektiv  ngritjen e një droni ditën e sotme mbi stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova do të përballet pikërisht me Republikën Çeke, me mbishkrim “Kosova është Serbi”, si përgjigje ndaj dronit që në 2016 bëri xhiron e mediave ndërkombëtare pasi arriti të ndërpresë ndeshjen Serbi –Shqipëri, duke nisur një seri incidentesh.

Plani ishte studiuar në detaj. Para aksionit. Cekët kishin ndenjur në fshatin  Shtrepcë, ku  kanë vizituar shkollat serbe duke shpërndarë ndihma për komunitetin serb aty, si përfaqësues e një OJQ-je.

Droni dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi” janë konfiskuar  nga Policia e Kosovës ndërsa çekët po mbahen në ndalim policor deri në një vendim të ri të autoriteteve.

Tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova, ku i pari mban edhe nënshtetësinë serbe.

Shkarkoni aplikacionin e A2