Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidenti Meta ndjek Kombëtaren e Kosovës, uron “Dardanët” për fitoren ndaj Çekisë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 17:25 | Politikë
Presidenti Meta ndjek Kombëtaren e Kosovës, uron

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e së shtunës që kombëtarja e Kosovës fitoi përballë ekipit të Çekisë me rezultatin 2-1, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Përmes një postimi në rrjet sociale, presidenti Meta uroi “Dardanët” për këtë fitore të rëndësishme edhe pse ishin me 5 mungesa të rëndësishme në fushën  e lojës

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore! Urime edhe tifozëve të pamposhtur”, shkruan Kreu i Shtetit në rrjetin e tij “Facebook”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë