Protesta në Gaza, ushtria izraelite vret dy adoleshentë palestinezë

palestina1 1100x620

Situata në rripin e Gazës është sërish e nxehtë pas protestave të shumta të popullsisë në kufirin që e ndan nga Izraeli.

Dy adoleshentë, 14 dhe 17-vjeçarë u vranë ditën e djeshme nga forcat ushtarake izraelite, gjatë një proteste.  

Vrasjet kanë ndodhur në dy episode të ndryshme, njëri në zonën veriore dhe tjetri në atë lindore të Gazës, ndërkohë që forcat ushtarake të Tel Avivit kanë deklaruar që janë përdorur “mjete shpërndarje” për turmën e rreth 6 mijë personave të cilësuar si “të dhunshëm” që sulmuan murin dhe telat me gjemba që karakterizojnë kufirin.

Një nga adoleshentët e goditur nga ushtria izraelite

Si përgjigje ndaj vrasjeve, disa raketa artizanale janë hedhur në drejtim të Izraelit, por pa asnjë pasojë.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara  Nickolay Mladenov ka cilësuar episodin e vrasjes së adoleshentëve si “të tmerrshëm”, duke deklaruar se “Izraeli duhet të kalibrojë përdorimin  e forcës, dhe të përdorë mjete vdekjeprurëse vetëm si alternativë të fundit”.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte