Rekord në Indi, lind dy binjake në moshën 73-vjeçare – A2

Rekord në Indi, lind dy binjake në moshën 73-vjeçare

Me teknikat e reja të fertilitetit, gjithmonë më shumë  kemi raste shtatzënie në moshë më të avancuar, por lindja e regjistruar javën e kaluar në Indi kalon çdo parashikim.

Erramatti Mangayamma, një fermerë indiane në shtetin e Andhra Pradesh, besohet se mund të jetë gruaja më në moshë që ka lindur ndonjëherë.

Ajo është 73-vjecare, ndërkohë që bashkëshorti i saj është 80-vjeçari Rao.  Çifti indian ka dhënë në jetë dy binjake, që sipas mjekëve gëzojnë shëndet të plotë.

Mangayamma dhe Rao janë martuar në vitin 1962

Mangayamma dhe Rao janë martuar në vitin 1962, por edhe pse janë munduar shumë nuk  e kanë patur kurrë të mundur një lindje natyrale.

Shtatzënia ndodhi me teknikën në vitro, ndërsa lindja u krye me anë të një operacion cezarian.  

Shtatzënia ndodhi me teknikën në vitro, lindja me operacion cezarian

“Mangayamma është shumë e kënaqur. Ajo dhe Rao po bëjnë plane për të ardhmen me vajzat, për to është një kapitull i ri i jetës”, deklaroi kirurgu i tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2