Talebanët rrëmbejnë 6 gazetarë në Afganistan – A2

Talebanët rrëmbejnë 6 gazetarë në Afganistan

talebani usa 600x338

Militantët talebanë rrëmbyen 6 gazetarë afganë që punonin në media private dhe shtetërore në lindje të provincës Paktia. Reporterët nga televizione dhe radio të ndryshme u morën peng ndërsa udhëtonin të gjithë së bashku për të marrë pjesë në një trajnim në provincën fqinje të Paktika.

Zëdhënësi i qeverisë afgane bëri me dije se kanë nisur menjëherë negociatat me militantët talebanë për lënien të lirë të gazetarëve.

Rrëmbimi i gazetarëve u pranua dha nga zëdhënësi i grupit militant i cili deklaroi se ata janë ndaluar gabimisht dhe se do të lihen të lirë shumë shpejt sapo të vendosen kontaktet me komandantin lokal.

Afganistani konsiderohet një nga vendet më të rrezikshme për të ushtruar profesionin e gazetarit. Vetëm gjatë vitit 2018, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, u vranë 13 gazetarë.