Trinjakët trafikantë armësh përfundojnë pas hekurave për 46 vite

Tre vëllezër trinjakë janë arrestuar me akuza të lidhura me armët e zjarrit, pasi Policia zbuloi se të tre ishin përfshirë në trafikimin e armëve që mund të përfundonin në duart e kriminelëve të rrezikshëm.

Ricky dhe Ralston Gabriel, 28 vjeç, të dy futbollistë gjysmë profesionist u dënuan me burg për 14 vite nga një Gjykatë në Londër, pasi u shpallën fajtor për mbajtje të armëve të zjarrin dhe qëllim për të rrezikuar jetën e dikujt tjetër. Ndërsa vëllai i tretë, i shpallur fajtor për këtë vepër dhe disa të tjera, u dënua me 18 vite burg.

Tre londinezët ishin të fundit nga një grup me tetë persona që ishin akuzuar për vepra penale të lidhura me armë zjarri, pas një operacioni të Policisë në prill 2017. Pas hetimeve të mëtejshme me armët e sekuestruara, Policia arriti të identifikonte ADN-në e të tre vëllezërve. Por duke qenë se nuk ishin të sigurt se cili prej tyre ishte i përfshirë pasi ADN-ja ishte e njëjtë, të tre u vunë nën mbikëqyrje dhe telefonat e tyre nisën të përgjoheshin. Një hetues i Scotland Yard tha se ata donin të shfrytëzonin faktin që ishin trinjakë për t’i bërë bisht drejtësisë, por nuk ia dolën.

Shkarkoni aplikacionin e A2