Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

U përplas nga makina, motori shpërthen në flakë në Vlorë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 22:18 | Kronikë

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Vlorës në rrugën Transballkanike. Një makinë ka përplasur një motor, i cili pas rrëzimit ka shpërthyer në flakë duke shkaktuar panik tek banorët.

Fatmirësisht drejtuesi i motorit ka shpëtuar pa plagë të rënda. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit i cili tërhoqi dhe vëmendjen e shumë kalimtarëve në zonë.

Ndërkohë policia ka nisur një hetim për gjetjen e shkaqeve të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani