Vendosi kamera në tualetet e studiove të “James Bond”, përfundon në burg – A2

Vendosi kamera në tualetet e studiove të “James Bond”, përfundon në burg

Një burrë është dënuar me 16 muaj burg pasi kishte instaluar kamera të fshehta në tualetin e femrave në studiot “Pinewood”, ku po xhirohet filmi i fundit i James Bond, “No Time to Die”.

Peter Hartley, i cili merrej me mirëmbajtjen e studiove në Angli, u arrestua në qershor pasi një kamera u pikas në tualet, e fshehur pas një tubi ventilimi. 50-vjeçari kishte edhe dënime të mëparshme për të njëjtën akuzë. Përveç dënimit, ai do të qëndrojë për dhjetë vite në listën e ngacmuesve seksualë.

Në vitin 2009, Hartley kishte vendosur kamera të fshehta në një pallat banimi, ndërsa në vitin 2016 kishte vendosur kamera në dhomat e zhveshjes në një qendër masazhesh. Tetë muaj para se të përsëriste veprën në studiot e filmit, kishte kryer një program rehabilitimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2