Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Venecia” në Tiranë, publikohet agjenda e takimeve

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 11:22 | Politikë

Komisioni i Venecias ka publikuar në faqen zyrtare vizitën e pritshme të delegacionit që do të vizitojë Tiranën në një mision fakt mbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Komisioni thotë se delegacioni do të përgatisë opinion mbi fuqinë e Presidentit për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, në një sistem parlamentar. Komisioni informon se delegacioni do të qëndrojë të hënën dhe të martën dhe do takohen me Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, drejtuesit e opozitës në Kuvend, anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Ministrin e Brendshëm, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

https://a2news.com/2019/09/03/shkarkimi-i-presidentit-opozita-kerkon-shtyrjen-e-afateve-te-komisionit-hetimor/
https://a2news.com/2019/07/24/ekskluzive-meta-ne-komisionin-e-venecias-8-pyetjet-e-hetimorit/

Në agjendën e publikuar në faqen e Komisionit të Venecias nuk është parashikuar takim me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por përmes një njoftimi zyrtar, opozita deklaron se takimi me ta do të realizohet të martën, në ditën e dytë të qëndrimit të delegacionit në Tiranë. Sipas PD, takimi është planifikuar në orën 8:00 të datës 10 shtator dhe përfaqësues të opozitës aty do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.

Publikimi i agjendës në faqen e internetit të Komisionit të Venecias.

Opinioni mbi këtë çështje është parashikuar të jepet në sesionit te tetorit të mbledhjes së Komisionit të Venecias. Ndërkohë, të hënën, kreu i shtetit pritet të dalë para Komisionit të posaçëm Hetimor për të dhënë dëshminë e tij.

Delegacioni i Komisionit të Venecias që vjen në Tiranë

1. Kaarlo TUORI, pjesëtar i Komisionit

2. Grainne MCMORROW, pjesëtare zëvendësuese e Komisionit

3. Schnutz Rudolf DÜRR, Kreu i Divizionit të së Drejtës Kushtetuese

4. Mr Thomas MARKERT, sekretare e Komisionit të Venecias

https://a2news.com/2018/11/19/historiku-i-keshillimit-te-shqiperise-nga-venecia/

A2 CNN Livestream

Dita jonë