Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Armand Duka thumbon tifozët VIP të Kombëtares

Nga A2 CNN
8 Shtator 2019, 22:08 | Futboll
Armand Duka thumbon tifozët VIP të Kombëtares

Shqipëria po kalon një moment jo të mirë në futboll dhe këtë e vërtetoi edhe humbja e mbrëmjes së të shtunës 4-1 në Francë. Në anën tjetër, Kosova po shkëlqen dhe fitorja e fundit ishte ajo ndaj Çekisë.

Pas kësaj ecurie të kuqezinjve ka reaguar Presidenti ti FSHF, Armand Duka, i cili e ka me tifozët, konkretisht me ata të cilësuar VIP që nuk ishin të paktë në mbështetje të Kosovës një ditë më parë, ndërsa nuk u ndjenë ta bënin këtë gjë për skuadrën e Reja-s.

“Dy fjalë për tifozat Vip dhe ata kuqezi

Rastësisht, sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (Jo vip ) të Kombëtares Shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi  Kuq e Zi : " KOMBËTARE, DO TË VAZHDOJ TË TË DUA, EDHE NË DITË TË MIRA, EDHE NË DITË TË KËQIJA" . Është një mesazh në fakt që përpara se ta lëshoja unë si President i Federatës së Futbollit, do ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit apo të ashtuquajturit tifoza Vip që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore.

Në fakt, nuk ka të papritura, Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj,  turren gjithmonë për t'u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer "tortën e suksesit" me shpejt se dhe vetë politikanët kosovarë apo Vipat kosovarë...Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni De Biasit... Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar”, shkruan Duka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli