Dobësohet uragani “Dorian”, i drejtohet Kanadasë si një ciklon post-tropikal

Nga një uragan i kategorisë së pestë, që shkatërroi ishujt Bahamas për 10 ditë rresht me shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 320 km/h, “Dorian” iu drejtua Kanadasë si një ciklon post-tropikal.

Edhe pse banorët e Nova Skotias i kishin marrë masat pas paralajmërimeve se “Dorian” do t’i godiste pasi u zhvendos nga SHBA-të, sërish “Dorian” shkuli pemët në rrugë, ndërsa 450 mijë banesa kanë mbetur prej orësh pa energji elektrike.

Ministri i Mbrojtjes Publike, Ralph Goodale tha se ushtria do të dislokohet në mbarë vendin për të ndihmuar qytetarët në vështirësi.

Ndërkohë, numri i viktimave që uragani “Dorian” shkaktoi në Bahamas është rritur në 43, por pritet që bilanci të jetë edhe më tragjik për shkak të numrit të lartë të të zhdukurve. 90% e shtëpive, ndërtesave por edhe infrastrukurës së Bahamasit është shkatërruar totalisht brenda dy ditëve dhe për rindërtimin e ishujve Bahamas dhe Abaco do të nevojiten miliarda dollarë.

Mijëra vetë janë strehuar në qendrat e ngritura për rastet e emergjencës dhe shumë pak institucione kanë akses në ujë e energji elektrike, duke vënë në vështirësi edhe qendrat shëndetësore për të realizuar ndërhyrjet e nevojshme.

Ndihma për banorët e mbetur tashmë pa një strehë ka arritur në 2,8 milionë dollarë, mjaftueshëm vetëm për ushqime për 44 mijë banorët e ishullit të shkatërruar. 

  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama flet për çështjen e negociatave: Kam komunikuar me Macron
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: E vërteta është ajo që kam thënë prej disa kohësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kemi marrë një refuzim për të hapur mbrëmë negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Ato që kemi bërë deri tani janë për vendin
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Do plotësohet kërkesat për funksionimin e shtetit e institucioneve
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Dje konflikti u shpalos, kryeministri italian e cilësoi gabim historik
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Franca është në të drejtën e vetë të kërkojë ndryshimin e rregullave
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kancelarja ka bërë gjithçka që Këshilli mos përfundonte pa tekst
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Të vazhdojmë rrugën e nisur, nuk ka alternativë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria evropiane nuk është një nga planet
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Nuk shoh arsye t’i kërkoj parlamentit një mocion besimi
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Maqedonia ka 14 vjet që pret të hapë negociatat, ndryshoi dhe emrin
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Asnjëherë nuk ka qenë një opsion ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Procesi është bërë gjithnjë dhe më i vështirë dhe më kërkues
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama: Macron ishte brutalisht i hapur për atë që tha
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Macron vuri në pikëpyetje të gjithë metodologjinë e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Në fazën që ne kërkojmë të hyjmë transferohet dija e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Negociatat me BE, Edi Rama: Shtimi i bishtave nuk është korrekt
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Iu kërkova të thonë nëse duan ta mbyllin procesin e zgjerimit