Fundjava në Berlin i takon Rita Orës

Përveç talentit të padiskutueshëm, Rita Ora ka energji të pashtershme. Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare nuk ndalet, por vazhdon të mbajë koncerte nga njëri shtet në tjetrin.

Këtë fundjavë ishte radha e Berlinit të shijonte performancën elektrizuese të këngëtares 28-vjeçare. Rita Ora interpretoi këngët e saj të reja, por edhe disa nga hitet e saj ndër vite.

Ajo që ra më shumë në sy te Rita në këtë koncert ishte veshja e saj. Këngëtarja i befasoi të gjithë duke u shfaqur tejet sportive.

Shkarkoni aplikacionin e A2